Të fundit

Vdes Agim Lluka, njëri nga drejtuesit e Korporatës Dukagjni

Agim Lluka ka ndërruar jetë sot pas një beteje me sëmundjen.

Ka lindur në Pejë në vitin 1961. Është vëllai i Presidentit të Korporatës Dukagjini, Ekrem Lluka.

Agim Lluka ishte kudo në ngritjen e sektorëve të Korporatës, në disa prej te cilave duke qenë edhe bashkëthemelues.

Roli i Agimit mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit.

U shqua si mbështetës i librit me shtëpitë botuese, ombrellë e korporates.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci