Të fundit

Afrim Tovërlani lirohet nga ndalimi policor, nuk e komenton rastin

Trajneri i njohur i futbollit Afrim Tovërlani është liruar nga ndalimi policor sot pasdite.

Tovërlani është arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin se ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe të njëjtit më pas iu caktua masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Klan Kosova raportoi një ditë më parë se Tovërlani kishte shkuar te shtëpia e Ahmetit në gjendje të dehur dhe me vete kishte edhe një thikë, derisa vetë ai kishte thirrur edhe policinë të cilët edhe e kishin arrestuar.

Trajneri Tovërlani pas lirimit nuk ka dashur ta komentojë për Klan Kosovën gjithë këtë situatë të krijuar.

Por, një gjë të tillë e ka bërë mbrëmë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ai tha se nuk ka pasë kurfarë ballafaqimi fizik dhe as luftë më thika, derisa shtoi se nuk ndihet as i kërcënuar dhe as i rrezikuar nga Tovërlani.

“Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen”, kishte shkruar ai në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci