Të fundit

Putin: Ukraina moderne u formua nga Rusia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina moderne është krijuar tërësisht nga Rusia.

Ai, në fjalimin e tij një orësh, ka potencuar se procesi i formimit të Ukrainës nga Rusia ka filluar që nga viti 1917.

“Më pas, në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini tashmë aneksoi Bashkimin Sovjetik dhe transferoi në Ukrainë disa toka që më parë i përkisnin Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë,” tha Putin.

“Dhe në vitin 1954, për disa arsye, Hrushovi mori Krimenë nga Rusia dhe ia dha Ukrainës. Në fakt, kështu u formua territori i Ukrainës Sovjetike,” tha Putin, shkruan CNN.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci