Kreu i shërbimit të spiunazhit të Rusisë është gjendur në një situatë jo të lehtë, madje duke belbëzuar fjalët e tij ndërsa presidenti rus Vladimir Putin insistonte që ai të përgjigjej rreth asaj nëse ai e mbështeste vendimin për të njohur dy rajone separatiste të mbështetura nga Kremlini në Ukrainë si shtete të pavarura.
Ishte radha e Sergei Naryshkin, kreut të shërbimit inteligjent rus, i cili sugjeroi përdorimin e njohjes separatiste si presion ndaj Ukrainës “për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Minskut”. Pas kësaj, biseda u bë pak e çuditshme.
Komunikimi i Putinit me Naryshkinin:
Putin: Flisni qartë, a e përkrahni njohjen?
Naryshkin: Unë do…
Putin: Dëshiron apo e përkrah?
Naryshkin: Unë i mbështes ato si pjesë e Rusisë
Putin: Nuk është ajo çfarë po diskutojmë! E përkrahni njohjen e pavarësisë?
Naryshkin (i shqetësuar): Po.
Смотреть на Нарышкина спокойно невозможно, конечно pic.twitter.com/VvBGQA9kOI
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) February 21, 2022
