Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar sot, Alain Giresse si trajnerin e ri të Përfaqësueses së Kosovës.
Giresse u prezantua në një konferencë për shtyp nga Agim Ademi, Muharrem Sahiti dhe Bajram Shala.
Trajneri francezi ka folur fjalët e para si trajner i ri i Kosovës, teksa ka treguar për miqësinë e tij me Fadil Vokrrin.
“Desha t’ju përshëndes të gjithëve në këtë konferencë time të parë. Sot po zyrtarizohet detyra ime si përzgjedhës i Kosovës”, ka thënë fillimisht Giresse.
“Të flasim se si rrodhi puna që unë të vij këtu. Në jetë të gjithë e kemi të kaluarën tonë”.
“Kam pasur para disa viteve një vizitë në Kosovë, sa ishte kryetar Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje shumë miqësore, shumë të forta me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”, përfundoi Giresse.
