Të fundit

Blinken: Rusia do të përballet me “pasoja masive”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se nëse Rusia nuk tërheq forcat e saj nga Ukraina, do të ketë pasja masive në të ardhmen, një çmim që Rusia do të duhet ta paguajë për një kohë shumë të gjatë.

Blinken foli përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të njoftonte në një fjalim televiziv mëngjesin e së enjtes për operacionin ushtarak që ai tha se kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Ukrainë.

Putin paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë në operacionin rus do të çonte në pasoja që nuk i kanë parë kurrë.

Blinken tha gjithashtu se nëse Rusia vazhdon të përshkallëzohet, do të përshkallëzohen edhe SHBA-ja dhe aleatët e saj, raporton AP.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci