Të fundit

Policia shpalos masat e ndërmarra pas kërcënimit të kryeministrit

Policia e Kosovës, tha sot se ka shtuar masat e sigurisë personale të kryeministrit Albin Kurti, pas një kërcënimi të pranuar të mërkurën.

Në një njoftim për media, policia tha se përpos Njësisë së Mbrojtjes së Afërt, ka dërguar të mërkurën dy zyrtarë policorë nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në sigurim të shëpisë së banimit të kryeministrit.

“Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale”, tha policia.

Policia njoftoi se lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, “përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.”

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”, tha policia. /Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci