Shkëmbime zjarri në qendër të Kievit, kryeqytetit ukrainas, janë duke u zhvilluar mes forcave ushtarake ruse dhe atyre ukrainase.
Lajmin e ka bërë të ditur Nolan Peterson, reporteri ndërkombëtar i cili ndodhet në Kiev.
Gazetari ka raportuar për situatë “shumë të tensionuar në qendër të Kievit”.
Gunfire in central Kyiv. Very tense moments. Russians are in the city.
— Nolan Peterson (@nolanwpeterson) February 25, 2022
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev.
Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës. /Paparaci.com
