Autobusi i klubit futbollistik brazilian, Bahia, është sulmuar nga një bombë ku mbetën të lënduar së paku tre futbollistë. Përkundër sulmit, klubi brazilian vendosi ta zhvillojë ndeshjen në të cilën ishin drejtuar, madje e fituan me rezultat 2:0.
Bahiam në një postim në Twitte tha se portieri Danilo Fernandes ndodhet në spital për shkak të thyerjes së xhamit në fytyrë. Klubi gjithashtu konfirmoi se mbrojtësi i majtë Matheus Bahia dhe sulmuesi Marcelo Cirino janë të lënduar.
Policia e shtetit tha në një deklaratë se po heton incidentin, i cili ndodhi në qytetin e lindjes së klubit, Salvador.
“Ne do të mbledhim pamjet, deklaratat e lojtarëve dhe dëshmitarëve që ishin në vend në atë moment. Ne do të përdorim aftësitë tona maksimale për të identifikuar dhe arrestuar autorët,” tha hetuesi i policisë Victor Spinola për mediat në Arena Fonte Nova.
