Manchester United ka anuluar marrëveshjen e tyre të sponsorizimit me linjën ajrore ruse Aeroflot, marrëveshje kjo nga e cila United fitonte plotë 48 milionë euro.
Ky vendim erdhi si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus ndaj Ukrainës. Përpos United edhe shume ekipe tjera kanë nisur sanksione ndaj Rusisë.
“Në dritën e ngjarjeve në Ukrainë, ne kemi tërhequr të drejtat e sponsorizimit të Aeroflot”.
“Ne ndajmë shqetësimet e tifozëve tanë në mbarë botën dhe shprehim ngushëllimet tona për ata që janë prekur”, ka thënë një zëdhënës i Unitedit.
Ekipi kishte një marrëveshje të gjatë tregtare pasi u lidh për herë të parë me kompaninë ruse në vitin 2013, por tani i ka ndërprerë lidhjet.
