Të fundit

Vuçiq mbështet politikën kineze ndaj Tajvanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Jiem, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Serbi, se Beogradi e mbështet politikën “Një Kinë”.

“Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë. Ju po e bëni atë në të njëjtën mënyrë sikurse Serbia, e cila mbështet politikën e një Kine”, ka thënë Vuçiq.

Sipas politikës “Një Kinë”, Kina kontinentale dhe Tajvani janë pjesë të patjetërsueshme të Kinës së bashkuar.

Vuçiq ka pretenduar se Serbia nuk ka çështje të hapura me Kinën në sferën politike dhe se të dyja vendet bashkëpunojnë shkëlqyeshëm në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, përcjell Paparaci.

“Miqësia jonë është e sinqertë, e madhe dhe nuk është çudi që shpesh e cilësojmë të çeliktë”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se fakti që Kina dhe Serbia e kanë trefishuar shkëmbimin tregtar në pesë vjet, pasqyron më së miri marrëdhëniet e ndërsjella.

Ministri kinez ishte shprehur i kënaqur për vizitën në Serbi dhe ka pretenduar se “Serbia sot është një vend i veçantë për Kinën, sepse kinezët janë të lidhur emocionalisht me Serbinë”.

“Ne e dimë se ka kundërshtime për shkak të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Kinës, por kemi shumë besim se do të këmbëngulim në bashkëpunim se kjo që po bëjmë është për interes të përbashkët”, tha ai, duke shtuar se të dy vendet janë në anën e duhur të historisë, ka thënë Jiem.

Ai ka theksuar se 1.4 miliardë kinezë e dinë se kanë një mik “çeliktë” në perëndim të kontinentit euroaziatik – Serbinë dhe se “nën udhëheqjen e liderit të jashtëzakonshëm Vuçiq, Serbia dhe populli serb kanë një shtyllë kurrizore”.

“Kinezët e dinë se ekziston një lider i jashtëzakonshëm që ruan me vendosmëri integritetin territorial, sovranitetin dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tij dhe insiston në miqësinë me Kinën, dhe ai është presidenti Vuçiq”, ka deklaruar Wang Jiem./Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci