Të fundit

Zelensky i drejtohet ukrainasve: Kjo është nata më e vështirë

Presidenti ukrainas, Volodoymyr Zelenski, u është drejtuar ukrainasve me një mesazh.

Ai ka thënë se kjo është nata më e vështirë, teksa shton se perëndimi i diellit do të vij prapë.

“Kjo natë do të jetë më e vështira. Armiku do të hyjë me të gjitha forcat brenda. Ne duhet të përballojmë. Nata do të jetë shumë e vështirë, por perëndimi i diellit do të vijë”, tha ai në një fjalim, shkruan The Guardian.

“Kjo natë do të jetë më e vështirë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë dhe vajzat tona në Donbas, qytetet e jugut, vëmendje e veçantë për Kievin”, tha ai.

“Ne nuk mund ta humbim kryeqytetin”, shtoi presidenti ukrainas.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci