Policia ka arrestuar të dyshuarin nga Ferizaj pasi që i njëjti ka kanosur me jetë nënën dhe motrën e tij dhe ua u kishte vu zjarrin rrobave dhe gjësendeve tjera në dhomën e tij.
Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 14:30.
“I dyshuari sipas familjarëve ka probleme shëndetësore dhe është përdorues i substancave narkotike”, thuhet në raportin e PK-së.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
