Të fundit

BE-ja e furnizon Ukrainën me avionë luftarakë

Konflikti ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e tretë. Në këtë artikull mund t’i ndiqni zhvillimet e fundit.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë, ka bërë me dije shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai deklaroi se ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar avionë luftarakë që mund të operojnë përgjatë luftimeve me rusë.

Avionët thuhet se janë kryesisht të tipit MiG dhe Sukhoi.


Pamjet satelitore: Trupat ushtarake ruse janë drejtuar drejt Kievit

Imazhet satelitore tregojnë një konvoj të gjatë trupash ruse të drejtuar drejt Kievit.

Një kolonë rreth katër kilometra e gjatë e forcave ushtarake ruse me karburant, logjistikë dhe automjete të blinduara, duket se po lëvizin në drejtim të Kievit.

Imazhet tregojnë se kolona ndodhet rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit ukrainas.

Asnjë trupë ruse nuk ndodhet aktualisht në kryeqytet, tha sot kryebashkiaku Vitali Klitschko, por nëntë civilë, 18 luftëtarë dhe katër persona janë vrarë në Kiev që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt.


Ftohet mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ftuar një seancë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme për ngjarjet në Ukrainë.

Kërkesa për seancë urgjente parasheh mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme brenda 24 orëve, raporton agjencia ukrainase e lajmeve NEXTA.

Nga 15 shtetet që votuan, 11 përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme votuan pro seancës së jashtëzakonshme, përfshirë edhe Shqipërinë.

Rusia votoi kundër, ndërkaq Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan.


Norvegjia i shkakton “tronditje” miliardëshe Rusisë

Oslo 20220227.
Statsminister Jonas Gahr Støre (Ap) under pressekonferanse i forbindelse med krigen i Ukraina.
Foto: Beate Oma Dahle / NTB

Norvegjia i ka ngrirë asetet ruse në vend, që vlenin rreth 3 miliardë euro.

Fondi Sovran i Norvegjisë, i cili menaxhon me asetet e vendit, do t’ia ngrijë asetet Rusisë, njoftoi të dielën kryeministri norvegjez.

Fondi Sovran i Norvegjisë menaxhon me asete në vlerë prej 1.3 trilion dollarë. Është më i madhi në botë.

Ndërkaq, asetet e saj ruse, të cilat përfshijnë aksione në gati 50 kompani, kapin vlerën e 2.83 miliardë dollarëve sipas një vlerësimi të bërë në fund të vitit 2021.

“Ne kemi vendosur t’i ngrijmë investimet e Rusisë në fond dhe kemi filluar një proces të shitjes së tyre”, tha Jonas Gahr Støre, kryeministri i Norvegjisë, në një konferencë shtypi.


Bekgjika ia dhuron 3,000 mitralozë Ukrainës

Tre mijë mitralozë ia ka premtuar kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenkskyt.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës në një deklarim në rrjetin social Twitter.

“Më erdhi mirë të dëgjoja se përveç marrëveshjeve të djeshme, Belgjika po na dërgon edhe 3000 mitralozë të tjerë dhe 200 raketa anti-tank”, tha Zelensky.


Hungaria nuk do ta furnizojë me armë Ukrainën

Hungaria nuk do ta furnizojë me armë Ukrainën, ka bërë të ditur kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ai tha të dielën se Hungaria nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, por se do t’i ndihmojë të gjithë refugjatët që vijnë prej atje, raporton Reuters.

Orban i tha televizionit shtetëror hungarez se qeveria e tij do të fokusohet në mbrojtje të interesave të Hungarisë dhe do të marrë vendime që do t’i vendosin ata jashtë konfliktit.

Ai ka përdorur termin “qetësi strategjike”, teksa ka folur për mënyrën se si Hungaria do ta menxahojë krizën në Ukrainë.


Përfundon takimi i G7, diskutohet për “sanksione të dhimbshme” kundër Putinit

Ministrat e Jashtëm të shteteve të G7-ës kanë diskutuar për vendosjen e sanskioneve të reja, “të dhimbshme”, kundër regjimit të Vladimir Putinit, ka thënë Dmytro Kuleba, kryediplomati ukrainas.

Në një njoftim në Twitter, Kuleba tha se partnerët janë pajtuar që të furnizojnë me armatim Ukrainën në luftën përball Rusisë.

“Takimi me ministrat e jashtëm të G7. Partnerët janë të gatshëm t’i ofrojnë Ukrainës mjetet më praktike për t’u mbrojtur. Ne diskutuam gjithashtu për sanksione të reja, të dhimbshme, për ndalimin e luftës së Putinit”, tha ai.


Klitschko: Kievi është rrethuar, i pamundur evakuimi i civilëve

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit dhe ish-kampioni i botës në boks, ka thënë se kryeqyteti ukrainas është rrethuar dhe se evakuimi i civilëve nuk është i mundur “sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”.

“Ne jemi në limitin e një katastrofe humanitare,” i tha ai Associated Press të dielën, ndërsa Kievi ndodhet në shtetrrethim.

“Tani për tani kemi rrymë, kemi ujë dhe ngrohje në shtëpitë tona. Por infrastruktura është e shkatërruar për ofrimin e ushqimit dhe mjekimit”.

“Kjo është arsyeja pse mesazhi për të gjithë është: Mbështetni Ukrainën! Ne jemi të fortë,” tha ai. “Çdo ukrainas është krenar që është sovran, që është ukrainas dhe ne të gjithë duhet të jemi krenarë për vendin tonë”.


BE-ja do të financojë armatim për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për avionët në pronësi ruse, të regjistruar rus ose të kontrolluar nga Rusia, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Siç ka shkruar, avionët nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Kjo vlen, po ashtu, edhe për “avionët privatë të oligarkëve”.

BE-ja po ashtu do t’i ndalojë mediat ruse ne BE, sic janë Russia Today dhe Sputnik, si dhe filialet e tyre.

“Ato nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit”, thuhet në postimin e saj.

“Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”, ka shtuar ajo.


Presidenti i Ukrainës deklarohet për negociatat me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelinskiy, ka folur për negociatat me zyrtarët rusë të planifikuara të zhvillohen afër kufirit me Bjellorusinë, raporton Reuters.

Zelinskiy tha se bisedimet me Aleksandër Lukashenkon, liderin bjellorus, ishin “thelbësore”.

In this photo taken from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks to the nation in Kyiv, Ukraine, Sunday, Feb. 27, 2022. Street fighting broke out in Ukraine’s second-largest city Sunday and Russian troops put increasing pressure on strategic ports in the country’s south following a wave of attacks on airfields and fuel facilities elsewhere that appeared to mark a new phase of Russia’s invasion. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Ai tha se nuk dëshiron që trupat ushtarakë rusë të lëvizin nga Bjellorusia në Ukrainë dhe Lukashenko e siguroi atë për këtë.

Zelinskiy tha se “ne të gjithë duhet të veprojmë në mënyrë pragmatike për të arritur qëllimin tonë dhe ai tha se qëllimi i Ukrainës është integriteti territorial”.


Turqia limiton Bosforin për anijet luftarake ruse

Turqia ka limituar lëvizjet në Bosfor për anijet luftarake ruse, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Turiqsë, Mvlut Cavushoglu.

“Në Ukrainë, situata është kthyer në luftë. Turqia do të respektojë Konventën e Montreux për Ngushticat Turke”, tha Mevlut Çavushoglu.

Lajmi është raportuar nga CNN Turk.


Poroshenko: Na duhen raketa kundër-ajrore

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se Ukrainës i duhet furnizimi me raketa për t’iu kundërvënë Rusisë.

Në një deklarim për CNN të dielën pasdite, ai ka falënderuar Perëndimin për ndihmën që i ka dhënë Ukrainës përgjatë konfliktit.

“Sot ushtarët ukrainas kanë demonstruar se sa të fortë janë. Na duhen radio-stacione, helmeta por më së shumti raketa anti-tanke. Si dhe, defintivisht na duhen raketa kundër-ajrore dhe më së shumti edhe sanksionet të cilat e bëjnë më të dobët Rusinë. Dua të falënderoj NATO-n, ShBA-në dhe Perëndimin”, ka thënë Poroshneko për CNN, derisa është lidhur në një linjë direkte nga rrugët e Kievit.


Spanja mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Qeveria spanjolle ka vendosur sot që të mbyll hapësirat ajrore për linjat ruse.

Njësosj si Spanja, kanë vendosur të paktën edhe 15 vende të tjera evropiane.

Në një postim në Twitter të dielën pasdite, ministria spanjolle e transportit tha: “Spanja do ta mbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse”.


Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë nisin të hënën, thotë zyrtari ukrainas

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale, raporton CNN.

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.

“Ata kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.


Kryediplomati i Ukrainës shpall fitoren e parë kundër Putinit

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se nisja e negociatave me Rusinë “pa kushte”, është një fitore për Ukrainën.

Ai, tha se “ne nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë e territorit tonë” para bisedimeve të dakorduara mes delegacioneve ukrainase dhe ruse.

Një element i bisedimeve, tha Kuleba, është se Bjellorusia ra dakord se nuk do të përdorte forcë ushtarake kundër Ukrainës.

Kuleba pati një ton optimist gjatë konferencës të dielën, duke i siguruar gazetarët se “ne do të triumfojmë.”

“Unë jam absolutisht i sigurt për këtë”, u shpreh ai.

“Kjo është një luftë mes presidentit Putin dhe popullit të Ukrainës,” tha ai, duke shtuar: “Ne jemi të vendosur ta mposhtim Rusinë, në të njëjtën mënyrë siç mundëm përbindëshin e mëparshëm në Evropë 80 vite më parë.”


Deputeti ukrainas: Kanë filluar negociatat Rusi-Ukrainë

Negociatat e paralajmëruara midis përfaqësuesve të Rusisë dhe atyre të Ukrainës kanë filluar, ka thënë Fyodor Venislavsky, deputet i Partisë “Shërbëtori i Popullit”.

Ai, ka njoftuar përmes një deklarate se negociatat mes dy palëve kanë nisur.

Shërbëtori i Popullit është një subjekt politik i udhëhequr nga Volodymyr Zelensky, presidenti aktual i Ukrainës.


Detajet e takimit të paralajmëruar Rusi-Ukrainë

Associated Press ka zbuluar detaje nga takimi i mundshëm mes përfaqësuesve rusë dhe atyre ukrainasë.

AP raporton se zyra e presidentit të Ukrainës ka konfirmuar se një delegacion do të takohet me zyrtarët rusë në kohën kur trupat e Moskës po afrohen afër Kievit.

Zyra e Volodymyr Zelenskyt tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se të dyja palët do të takohen në një vend të pacaktuar në kufirin me Bjellorusinë dhe nuk dhanë detaje për kohën e takimit.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Rusia njoftoi se delegacioni i saj kishte mbërritur në Bjellorusi për bisedime.

Zyrtarët ukrainas fillimisht e kundërshtuan takimin, duke thënë se bisedimet duhet të zhvillohen diku tjetër përveç Bjellorusisë, ku Rusia ka vendosur një kontigjent të madh trupash.

Zelensky, sot më parë, ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat”, shkroi Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se Lukadhenko ka marrë përgjegjësi se avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë përgjatë nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas në vend.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci