Të fundit

Anëtarësimi në NATO, Abdixhiku: Kosova ta shfrytëzojë këtë rast historik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur nevojën dhe domosdoshmërinë që ka Kosova për t’u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike.

Abdixhiu në Facebook ka shtuar që bashkimi i deritanishëm i NATO-s si reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë, është një mundësi shumë e mirë edhe për Kosovën për t’i anëtarësuar në këtë aleancë.

“Bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë, është një dritare historike për Kosovën. Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë; e aleatët tanë ndërkombëtarë duhet të përshpejtojnē anëtarësimin tonë si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane. Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë”, shkroi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci