Kompania ajrore ruse Aerofolt ka shkelur vendimin e ndalesës së fluturimeve që Kanadaja e kishte vendosur kundrejt Rusisë.
Kanadaja do të hetojë një fluturim i cili shkeli vendimin për t’i ndaluar të gjitha fluturimet që vijnë apo nisen në drejtim të Rusisë.
Autoritetet kanadeze kanë thënë se janë të vetëdijshëm për shkeljen që kjo kompani i bëri, derisa destinacion kishte Moskën.
“Ne po e fillojmë një hetim të sjelljes së Aeroflot-it dhe ofruesit të pavarur të shërbimit të navigimit ajror. Nuk do të hezitojmë t’i ndërmarrim veprimet e duhura të zbatimit dhe masa të tjera për të parandaluar shkelje të ardhshme”, thuhet në reagim.
Fluturimi, sipas Dailymail, u nis nga Miami rreth orës 14:30, derisa pritet të ulet në Rusi në orën 10:15 mëngjesin e së hënës.
“Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, ka deklaruar ministri i Transportit së Qeverisë së Kanadasë, Omar Alghabra.
Shtete të shumta perëndimore ia kanë ndaluar Rusisë fluturimet që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
