Të fundit

Ukrainasi e pranon se u përpoq ta fundosë jahtin e shefit të tij rus

Një burrë ukrainas, i cili dyshohet se u përpoq të fundoste jahtin shumëmilionësh të shefit të tij rus, ka thënë se nuk është penduar dhe do ta bënte përsëri.

55-vjeçari thuhet se u arrestua në Majorka pasi u përpoq të zhyste pjesërisht anijen “Zonjën Anastasia” prej 5 milionë funtesh në Pord Adriano në ishull, shkruan Sky News, përcjell Paparaci.

Mediat lokale thanë se jahti i përket Alexander Mijeev, i cili është shefi ekzekutiv i një kompanie armësh ushtarake.

Majorca Daily Bulletin tha se burri u dorëzua dhe u tha oficerëve të Gardës Civile: “Shefi im është një kriminel që shet armë që vrasin popullin ukrainas”.

Ukrainasi raportohet se ka hapur një valvul të madhe në dhomën e motorit dhe një të dytë në një ndarje ku jeton ekuipazhi.

Ai tha se u tha kolegëve të tij ukrainas që të braktisnin anijen dhe se ai do të merrte fajin.

Ukrainasi u la i lirë dhe nuk është akuzuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci