Të fundit

Abdixhiku: Kurti ka bërë dëme të parikuperueshme për Kosovën

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live, foli për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Abdixhiku thekson se Vetëvendosje ka humbur konsistencën politike, duke shtuar se ka zhgënjyer thellë qytetarët.

“VV ka humbur konsistencën politike, Albin Kurti tjetër premtoi dhe tjetër bëri. Vetëvendoje kështu ka zhgënjyer qytetarët. Kurti ka bërë dëme të parikuperueshme për Kosovën, që nga liberalizimi i vizave. Ai premtoi ulje të çmimeve në Kosovë dhe nuk ndodhi. Në lidhje me Vjosa Osmanin, ajo duhet që të bëjë rolin e presidentes.

Duhet që të kemi pushtete që janë të ekuilibruara dhe jo që janë palë. VV ofroi kandidura që nuk ishin serioze. Ne reformën në drejtësi nuk duam ta bëjmë si Shqipëria, sepse tek ne nuk përshtatet dhe nuk duam të jetë e ndikuar nga pushteti. Në Kosovë drejtësia nuk funksionon ashtu siç duhet. Duhet që në Kosovë të funksionojë drejtësia. Energjia është e interesit nacional e strategjik, por VV e trajtoi vetëm ekonomikisht”, u shpreh Abdixhiku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci