SHBA u ka kërkuar 12 diplomatëve rusë pranë OKB-së që të largohen nga vendi për shkak të angazhimit të tyre të pretenduar në “aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, ka konfirmuar sonte ambasadori Richard Mills, zëvendës përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.
Misioni i SHBA-së në OKB tha gjithashtu në një deklaratë se 12 diplomatët rusë ishin “operativë të inteligjencës…të cilët kanë abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në SHBA duke u përfshirë në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”.
“Ne po e marrim këtë veprim në përputhje me marrëveshjen e selisë. Aksioni i sotëm ka qenë në punë prej disa muajsh”, tha zëdhënësja e misionit amerikan Olivia Dalton.
“Ne po e marrim këtë veprim në përputhje me marrëveshjen e selisë. Aksioni i sotëm ka nisur prej disa muajsh”, shtoi ajo, transmeton CNN.
Ambasadori rus pranë OKB-së Vassily Nebenzia më herët u përgjigj duke thënë se shpjegimi i Mills për dëbimet ishte “jo i kënaqshëm”.
Nebenzia së pari njoftoi lajmin për dëbim gjatë një konference të mëparshme për shtyp në OKB të hënën pasdite.
Ai tha se nuk e dinte cilët 12 diplomatë ishin në mesin e atyre që u kërkua të largoheshin, por shtoi se zyrtarët amerikanë vizituan misionin rus në OKB dhe dërguan një letër duke kërkuar që ata të largoheshin nga vendi deri më 7 mars.
