Të fundit

Ky vendim i qeverisë Kurti do t’i gëzojë të gjithë tifozët në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmjen e së martës ka miratuar masat e reja anti-Covid.

Përveç heqjes së orës policore e hapjes së klubeve të natës, ndryshime të masave ka pasur edhe te fusha e sportit.

Sipas masave të reja të ndërmarra nga ekzekutivi i vendit tani në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura do të lejohet prania e shikuesve deri në 50%, nga 10% sa ishte deri më tani.

Kurse, në hapësira të jashtme do të lejohet prania e shikuesve sipas kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive.

Në të gjitha aktivitetet sportive duhet respektuar masa e distancës prej 1 metër, kurse shikuesit e pranishëm duhet të posedojnë si dëshmi kartelën e vaksinimit ose një test negativ.

Më poshtë gjeni masat e marra nga Qeveria e Kosovës në fushën e sportit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci