Të fundit

Abramovich, aksionar në firmën që prodhon çelikun për tanket ruse

Pronari rus i klubit anglez Chelsea, Roman Abramoviç rezulton se me një nga kompanitë ku ka aksione, po ndihmon në përgatitjen e armëve me të cilat po zhvillohet lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Abramoviçit, i’u ndalua hyrja dhe jetesa në Britani të Madhe si pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe njerëzve të lidhur me Putinin.

Miliarderi rus është aksionar në kompaninë ruse të prodhimeve të çelikut, “EVRAZ”. Pjesë e materialeve që ajo ka prodhuar janë edhe veshjet e blinduara të tankeve të cilat kanë kaluar kufirin dhe aktualisht po bombardojnë territorin ukrainas duke shkaktuar mijëra të vrarë e të plagosur.

Sipas “Daily Mail”. Abramoviç duket se ishte në dijeni të pushtimit, pasi vetëm 8 ditë para se Vladimir Putin të jepte urdhrin për nisjen e luftës me Ukrainën, ai i ka transferuar vetes të gjithë aksionet që zotëronte në “EVRAZ” nëpërmjet kompanive të tjera.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci