Të fundit

Gjykata Penale Ndërkombëtare nis hetimet për krime lufte në Ukrainë

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) ka nisur zyrtarisht hetimin lidhur krimet e pretenduara ruse në Ukrainë.

Prokurori i ICC-së, Karim Khan e ka konfirmuar nisjen e punës për mbledhjen e të dhënave në Ukrainë.

Më herët gjatë të mërkurës, Britania e Madhe dhe 37 shtete të tjera i kanë referuar mizoritë ruse në këtë gjykatë. Kjo shënon referimin më të madh në historinë e GJNP-së dhe do të përshpejtojë hetimin e krimeve të mundshme të luftës brenda Ukrainës.

“Këto referime i mundësojnë zyrës sime të vazhdojë me hapjen e një hetimi për situatën në Ukrainë nga 21 nëntori i vitit 2013 e tutje, duke përfshirë në këtë fushë çdo pretendim të së kaluarës dhe të tashmes për krime lufte, krime kundër njerëzimit ose gjenocid të kryera në çdo pjesë të territorit të Ukraina nga çdo person”, ka thënë Khan në një deklaratë.

Kujtojmë se se gjatë ditës së sotme kryeministri britanik, Boris Johnson akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për kryerje të “krimeve të luftës”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci