Të fundit

Shefja e GP të VV-së: Kosova është unike në përkrahje të popullit të Ukrainës

Shefja e Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila në seancën ku po diskutohet për rezolutën për  miratimin e rezolutës  në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus.

Ajo e ka krahasuar agresionin rus në Ukrainë me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në Kosovë para dy dekadave.

“Derisa po flasim në rrugët e të gjitha qytetarëve po luftohet pamjet e luftës nuk janë të panjohura për ne . Skenari  luftës në Ukrainë është i njëjti sikur i Sllobodan Millosheviçit ndaj Kosovës ai gënjen kinse po i mbrojnë qytetarët  e Ukrainës, kinse po i mbron kishat“, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se po përsëriten ngjarjet e njëjta pas dy dekadash në Evropë pas atyre në Kosovë nga Serbia.

“Këtë e thotë një president autokrat dhe diktatorë si Putini. Pas çlirimit të Kosovës para 2 dekadash ishte e pamundur të mendohej se pas 2 dekadash do të shohim prapë të njëjta ngjarje. Në Ukrainë po derdhet gjak për tu mbrojtur Evropa dhe liria”, u shpreh ajo.

Tutje ajo u shpreh se Kosova dhe të gjitha partitë politike janë unike ndaj parimeve të demokracisë.

“Ne dërgojmë mbështetjen ndaj një populli që përballen me agresionin rus, Kosova ofron mbështetje të parezervë ndaj një populli. Kosova sot tregon cilat vlera i mbrojnë, Kosova dhe partitë pol përcjellin unitetin si vlerë dhe domosdoshmëri rrethi parimeve që na bashkojë e jo temat që na ndajnë. Me anë të kësaj rezolute konfirmojmë masat dhe sanksione e qeverisë  ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë ajo.

Kusari Lila mbështeti Qeverinë e Republikës së Kosovës për të ndarë një fond të veçantë për Ukrainën dhe për përgatitjen e pranimit të refugjatëve nga ky shtet.

“Me anë të kësaj rezulotute konfirmojnë vullnetin dhe mbështetjen tonë në ndihmë popullit të Ukrainës përmes një fondi të veçantë dhe për të pranuar refugjatë nga ky shtet”, u shpreh Mimoza Kusari Lila.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci