Të fundit

Zyrtarja ukrainase e OKB-së akuzon Rusinë për krime lufte

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës Emine Dzhaparova akuzoi të enjten Federatën Ruse për përfshirje në akte që përbëjnë krime lufte, duke shtuar se forcat ruse në Ukrainë kanë kryer “shkelje të hapur” të të drejtave të njeriut.

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë faktin se trupat ruse që luftojnë në Ukrainë kryejnë shkeljet dhe abuzimet më flagrante të të drejtave të njeriut, duke u përfshirë në mënyrë sistematike në akte që qartazi përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,” tha Dzhaparova.

“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet dhe fshatrat e atdheut tim, duke synuar zonat e banuara, shkollat, jetimoret, spitalet, kishat, muzetë, kullat televizive, sheshet qendrore dhe infrastrukturën kritike”, shtoi ajo.

Duke iu drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara përmes lidhjes video, Dzhaparova i bëri thirrje OKB-së që të kërkojë llogari nga Federata Ruse për pushtimin e saj në Ukrainë dhe agresionin e vazhdueshëm ushtarak.

“Ne besojmë se Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka një rol udhëheqës për të luajtur në bashkimin e përpjekjeve për të garantuar përgjegjësinë e Rusisë për krimet e saj kundër vendit tim”, tha zëvendësministrja e Jashtme para këshillit.

“Ky është pikërisht momenti i së vërtetës, jo vetëm për vendin tim që po lufton për mbijetesën e tij, por për të gjithë sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe institucionet e tij themelore, dhe për ata që iu besua promovimi i të drejtave të njeriut si anëtarë të këtij këshillit” tha ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci