Raundi i dytë i negociatave ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse filloi sot rreth orës 16:00 në një vend të panjohur pranë kufirit ukrainas-bjellorusi.
Siç theksoi një nga negociatorët, Mikhail Podoljak, Ukraina ka tri kushte për shtetin rus: Ukraina kërkon një armëpushim, një deklaratë paqeje, si dhe formimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat që bombardohen vazhdimisht.
Vendndodhja e saktë ku zyrtarët e Ukrainës dhe Rusisë ku takuan nuk dihet, por është në lidhje me zonën kufitare midis Bjellorusisë dhe Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin sot në një bisedë me homologun e tij francez Emanuel Macron theksoi se Rusia nuk do të devijojë nga qëllimet e saj – demilitarizmi dhe denazifikimi i situatës, ndërsa pala ukrainase shpalli kërkesat e saj.
