Të fundit

Paralajmërohet rritje e ndjeshme e çmimit të naftës në Kosovë

Çmimi i derivateve do të shënojë sërish rritje. Ngritja parashihet të jetë në gati dhjetë cent, ka paralajmëruar Fadil Berjani, kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Berjani ka paralajmëruar që rritja e çmimeve të naftës e benzinës në mbi 1.50 cent për litër do të ndodhë sot, në mesnatën e 4 marsit.

Këtë paralajmërim kreu i naftëtarëve të Kosovës e ka bërë të enjten në mbrëmje.

“Aktualisht çmimi i derivateve është dikund rreth 1.50, deri në 1.51 centë. Mirëpo, trendi i rritjes është duke vazhduar ende, dhe pritet që rritja te shkoj deri në 8 apo 10 cent. Nga kjo del se deri sonte në mesnatë çmimi për një litër naftë arrin në 1.50 centë, ose në 1.60 centë”, tha ai në një deklarim për portalin Indeksonline të martën mbrëma, shkruan Paparaci.

Berjani pranoi se këto çmime janë shumë të shtrenjta për qytetarët e Kosovës, por sipas tij, çmimet nuk varen nga ta por nga Berza Ndërkombëtare.

“Këto çmime janë shumë të larta. Por, ta keni parasysh se kjo po ndodh në të gjithë botë. Ne nuk jemi duke i rritur çmimet, ato po rriten si shkak i luftës në Ukrainë.”

Çmimi i naftës në Kosovë, gjatë mesit të kësaj jave shënonte vlerën e rreth 1.45 centëve për litër. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci