Të fundit

Bashkim Osmani shfaqet me pako në duar, transferohet në burg

Policët spanjollë e kanë transferuar të mërkurën nga Cyrihu në Majorka, Bashkim Osmanin, shqiptarin nga Kosova të dyshuar si kreu i një grupi të dyshuar kriminal.

Osmani është arrestuar para rreth dy javësh në Poreç të Kroacisë, sipas një urdhri të ekzekutuar nga EUROPOL-i. Ai ndodhej në Kroaci që prej arrestimit.

Mirëpo, është transferuar në Majorka të Spanjës, aty ku do të gjykohet tash e tutje.

Avioni që e transportonte Osmanin, sipas mediave spanjolle, u ul në ishullin e Majorkas të mërkurën në orën 14:00 dhe agjentët e “Guardia Civilia” si dhe policët spanjollë e transportuan atë drejt gjykatës.

Gjykata, vendosi të mërkurën që ai të mbahej në paraburgim derisa gjykimi i tij do të vazhdojë.

Osmani dyshohet se ishte kreu i një rrjeti të pastrimit të parave dhe trafikut të kokainës. Ai, operacionet e grupit dyshohet se i udhëhiqte nga Majorka ku kishte rezidencën.

Në operacionin ndërkombëtar për kapjen e tij, morën pjesë Europol-ii, Eurojust-i, DEA dhe FBI. Gjithsej 45 persona u arrestuan.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci