Të fundit

Rusia pushton edhe një qytet ukrainas, paralajmëron pushkatimin e mjekëve

Qyteti i Trostyanets u pushtua nga ushtria ruse, tha guvernatori i rajonit të Sumyt në Ukrainë, Dmytro Zhyvytskyi në Telegram, raporton The Kyiv Independent, transmeton Paparaci.

Sipas kreut të administratës shtetërore rajonale, pushtuesit po kontrollojnë një qendër të mjekësisë, ata nuk po i lejojnë mjekët të intervenojnë, vetëm te fëmijët në raste urgjente.

Mjekët u paralajmëruan se do të pushkatoheshin nëse largoheshin vetë.

Ambulancat nga vendbanimet tjera nuk lejohen.

“Popullsia vendase nuk është në gjendje të blejë ushqime dhe mallra të tjera. Të gjitha dyqanet janë plaçkitur, qyteti kontrollohet vazhdimisht dhe snajperët po punojnë. Gjithashtu nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në qytet për të ndihmuar popullatën”, deklaroi Zhyvytskyi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci