Në kuadër të agjendës shtetërore të aktiviteteve në 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se është e pamundur që kohën kur kujtojmë një prej masakrave më të tmerrshme të luftës çlirimtare të mos përmend se në Hagë kemi bashkëluftëtarë të Adem dhe Hamëz Jasharit që po mbahen në burg.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka bërë thirrje që të lihen anash dallimet e të bëhemi bashkë para vlerësimit të luftës së UÇK-së.
Por, Kurti në 2019 një postim në Facebook e kishte titulluar “Shko Hashim”, ku gjatë atij teksti këtë kërkesë e kishte bërë 17 herë.
Ai thoshte fjalë tjera në drejtim të ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilit i thoshte se i ka ardhur momenti të shkonte në Hagë.
Kurti në atë postim i thoshte Thaçit të shkojë, sepse nga fjalët e tij, i takon ta bëj këtë. Ai pati thënë se Thaçi mendon që dhjetëra pjesëtarë të UÇK-së të shkojnë në Hagë, kurse ai të mbetet në Prishtinë si president.
“Po pra, shko Hashim. Në Hagë thuaje fjalën tënde me argumente e fakte, në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Të takon”.
