Të fundit

Raportohet për zyrtarë të vrarë ukrainas

Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kyivit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe përmbajtjes së mediave sociale, raporton CNN.

Forcat ruse duket se kanë shkuar në ofensivë në disa zona për të shtyrë drejt kryeqytetit ukrainas, përcjell Paparaci.

“Me tërbim ekstrem, armiku shkatërron Buçën, Hostomelin, Vorzelin, Irpin. Ata vrasin qëllimisht civilë”, tha kryetari i Kyivit, Vitaly Klitschko.

Raportime të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet.

“Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për ta mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra bazike. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot. Ndihma humanitare u dërgua edhe në Chernihiv [një qytet në veri e Kyivit]”, shtoi Klitschko.

“Ne po përpiqemi ta dorëzojmë në Bucha dhe Hostomel. Ne po formojmë ngarkesa humanitare për disa qytete të tjera. Kryeqyteti po përgatitet për mbrojtje. Unë u kërkoj të gjithë banorëve të Kyivit ta ruajnë qetësinë, të qëndrojnë në shtëpi ose — në rast alarmi — në strehimore”, tha ai.

Kryetari i Hostomel, Yuriy Prylypko, u vra ndërsa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në Facebook. Dy të tjerë me të u vranë gjithashtu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci