Mykhailo Podoliyak, një këshilltar i presidentit ukrainas, i përshkroi rusët si “barbarët e shekullit të 21-të” në një mesazh ndëshkues.
Podoliyak pretendon se trupat ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar 202 shkolla dhe 34 spitale deri më tani gjatë sulmeve.
Gjithsej 1,500 ndërtesa banimi janë goditur gjithashtu, me qindra vendbanime “të privuara plotësisht nga drita, uji dhe ngrohja”.
“Ushtria ruse nuk di të luftojë kundër ushtrive të tjera. Por është e mirë në vrasjen e civilëve.”, ka thënë ai.
Barbarians of the XXI century. Russia damaged/destroyed 202 schools, 34 hospitals, 1500+ residential buildings. 900+ our settlements are completely deprived of light, water, heat. The Russian army doesn’t know how to fight against other armies. But it’s good at killing civilians pic.twitter.com/VAqaIurWN8
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 7, 2022
Ukraina dhe Rusia tashmë kanë hyrë në ditëne 12-të të luftimeve.
