Të fundit

Zyrtarë izraelitë: Rusia e di vendndodhjen e presidentit ukrainas Zelensky

Rusia ka informuar Izraelin se e di vendndodhjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, bëjnë të ditur sot mediat izraelite.

“Channel 12”, duke cituar zyrtarë të paemëruar izraelitë tha se rusët u kanë thënë disa vendeve se nuk duan t’i shkaktojnë dëm liderit ukrainas, por preferojnë ta mbajnë gjallë dhe ta arrestojnë.

Nuk ka asnjë prononcim nga zyrtarët ukrainas mbi raportimin,  transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dielën, kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë.

Disa vende, përfshirë Turqinë, po ashtu kanë ofruar të ndërmjetësojnë midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan duke zhvilluar bisedë telefonike me Putinin të dielën.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është pritur me zemërim nga komuniteti ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, ndër të tjera, duke vendosur një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Moskës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci