Të fundit

Vjen goditja e madhe ndaj Putinit pas pushtimit të Ukrainës

Shteti mbështetës i ofensivës ushtarake të Putinit në Ukrainës, Bjellorusia është tronditur nga një dorëheqje e papritur në rangjet e larta të drejtimit të ushtrisë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqjen Zëvendësministri bjellorus i Mbrojtjes gjeneralmajor Viktor Gulevich.

Ky i fundit ishte në listën e personave që iu vunë sanksione nga Perëndimi, ndërsa në letrën e dorëheqjes ka shkruajtur se nuk mund të vijonte detyrën pasi nuk mbështeste pushtimin e Ukrainës nga Putini.

Me argumentin se ushtria bjelloruse ndihmoi pushtimin e Ukrainës, Britania vendosi një grup oficerësh të rangut të lartë bjellorusë dhe zyrtarë qeveritarë në listën e sanksioneve. Në këtë listë ishte përfshirë edhe emri i Viktor Gulevich.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci