Gjatë spektaklit të sotëm, nga shtëpia e Big Brother u larguan jo një, por dy banorë të famshëm. Sheila, e cila la shtëpinë prej nominimit të përjavshëm dhe Paloma, e eleminuara e dytë.
Kjo e fundit, u largua pas një vendimi të marrë nga Big Brother, i iili vendosi t’i “dënojë” banorët për shkak të aleançave të krijuara brenda shtëpisë.
Banorët, u ndanë në grupe dhe përgjatë ditëve kanë komunikuar me kode, duke vendosur mes tyre se cilin do të nominonin.
Big Brother mori vendimin e nominimit të dyfishtë, duke e konsideruar sjelljen e banorëve si shkelje rregulli dhe mungesë transparence ndaj publikut.
Nga të gjithë banorët në nominim, publiku vendosi që të ishte Paloma e eleminuara e dytë e mbrëmjes së sotme.
