Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot Projektligjin për Këshillin Prokurorial.
Projektligji që synon reformimin e thellë të Prokurorisë së Shtetit, i është proceduar Kuvendit të Kosovës pas përfshirjes së “mendimeve të Komisionit të Venecias”, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të martën.
“Një reformë që do të ketë vlerë në sistemin e drejtësisë, do të ndihmoj në zbatimin e mandatin kushtetues së KPK-së. Nga a13 anëtarë ku 10 antarë janë prokurorë ku është e paparë në rajon dhe BE ne e kemi shndërruar në 7 anëtarë”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu u shpreh se Projektligji parasheh edhe më shumë transparencë nga ana e prokurorëve.
“Duke analizuar edhe problemet që i ka KPK-ja me transparencën. Ndryshimet e parapara në këtë projektligj janë të parapara me ligjet e BE-së”, u shpreh ajo.
Komisioni i Venecias i kishte kontestuar disa dispozita ligjore të propozuara nga qeveria për Projektligjin për Këshillin Prokurorial.
Komisioni i kishte hedhur poshtë dispozitat kryesore të saj, ndonëse nuk e kishte kundërshtuar parimin e vendosjes së ekuilibrit mes prokurorëve dhe anëtarëve laikë në përbërjen e KPK-së.
Komisioni i Venecias kishte sugjeruar që anëtarët laikë të mos rrjedhin nga Kuvendi i Kosovës, por nga institucionet e jashtme të pavarura.
Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte thënë se opinioni i Komisionit të Venecias ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ligjore në sistemin prokurorial “janë në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare”.
Komisioni i Venecias i ka hedhur poshtë dispozitat kryesore të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të përgatitur nga Qeveria. Në opinionin e publikuar të hënën, Komisioni i Venecias e ka konsideruar të rrezikshëm planin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial.
Komisioni i Venecias ‘rrëzon’ planin e qeverisë për nënshtrimin e Prokurorisë
