Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, janë propozuar kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Emrat e propozuar janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vetat Peterqoj, Faruk Rexhaj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradinaj- Megjuani dhe Kimete Gashi.
Në këtë konkurs kishin aplikuar 25 kandidatë.
Qeveria i ka propozuar së paku dy nga kandidatët për pozitën e kryetarit të OSHP-së dhe së paku dy kandidatë për anëtarë të OSHP-së, të cilët emërohen nga Kuvendi.
Pas propozimit të kandidatëve për Gjykatën e Tenderëve, kërkohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, propozimi i tre gjyqtarëve për intervistimin e kandidatëve.
