Skuadra e Bashkimit ka zyrtarizuar transferimin e fundit të klubit pak para mbylljes së afatit kalimtar.
Prizrenasit janë përforcuar me alo qendrën amerikane, Terrence Thompson.
Thompson tashmë i është bashkuar skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës ku Bashkimi do të përballet me Pejën.
