Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, sapo ka folur për Shërbimin Botëror të BBC-së, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Këshilli i qytetit thotë se Rusia ka shkatërruar një spital për fëmijë dhe maternitet në qytetin port jugor të rrethuar.
Orlov thotë: “Ne nuk e kuptojmë se si është e mundur në jetën moderne të bombardohet spitali i fëmijëve”.
Ai thotë se njerëzit në Mariupol që arritën të shpëtonin nga spitali janë në “zemërim total” dhe “nuk mund të besojnë se është e vërtetë”.
Siç kemi raportuar, Ukraina dhe Rusia ranë dakord të mbajnë një armëpushim 12-orësh në gjashtë qytete në Ukrainë për të lejuar civilët të arratisen. Mariupol ishte një nga qytetet që do të ishte përfshirë nga armëpushimi i përkohshëm.
