Të fundit

Kriza ekonomike, Maqedonia e Veriut merr masat e reja

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë dhe sanksionet e vendosura ndaj kësaj të fundit ka ndikuar që të rriten çmimet e derivateve dhe produkteve bazike ushqimore.

Një gjë e tillë ka shtyrë shumë vende që të marrin masa, në mënyrë që kjo rritje e çmimeve të përballohet më lehtë, shkruan Paparaci.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që produktet ushqimore si buka, mielli, sheqeri, qumështi, vaji, vezët dhe orizi të shiten pa TVSH.

Gjithashtu në Maqedoni të Veriut janë ulur edhe çmimet e benzinës për 11.5 denarë dhe dizelit për 10 denarë.

Si masë tjetër është miratuar edhe pakoja me 26 masa që kanë për qëllim ta zbusin krizën ekonomike./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci