Të fundit

Varroset 25-vjeçari nga Mitrovica që u vra mbrëmë

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës në Shipol, i është dhënë lamtumira e fundit 25 vjeçarit A.M., që mbeti i vdekur pas therjes me thikë mbrëmë pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

Në varrimin e të ndjerit po marrin pjesë familjarë, miq e dashamirë të familjes Muja.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas trajtimit të marrë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

https://paparaci.com/2021/10/30/dosja-e-lundrim-beqirit-te-arratisur-per-vrasjen-e-26-vjecarit-tri-vjet-me-pare-ishte-arrestuar-para-gjykates/

Ai nuk mund t’iu mbijetonte plagëve të marra nga mjeti i mprehtë pas një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin L.B. nga Mitrovica.

Ky i fundit që sipas Policisë ka të kaluar kriminale, bashkë edhe me shokun e tij me iniciale A.Z është në kërkim nga forcat e rendit.

https://paparaci.com/2021/10/30/keta-jane-dy-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-26-vjecarit-ne-mitrovice/

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci