Është mbyllur në mënyrë të barabartë përballja mes Dritës e Gjilanit, me rezultat përfundimtar 1:1.
Gjilani filloi më mirë takimin duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 20-të të ndeshjes.
Shend Kelmendi shënoi për gjilanasit pas asistimit të Gerhard Prognit.
Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi shkoi në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të Gjilanit.
Pjesa e dytë i takoi Dritës.
Vendasit barazua shifrat në minutën e 54-të.
Ilir Blakçori u gjend i vetëm para Enea Koliqit pas asistimit të Cuculit, duke arritur ta ndalë epërsinë e Gjilanit.
Skuadrat provuan deri në fundin e ndeshjes të dalin triumfues, mirëpo asnjëra nga to nuk arriti të realizojë tjetër gol.
Pas 24 xhirove Drita ka grumbulluar 42 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Gjilani në vendin e dytë ka 47 pikë, një pikë më pak se Ballkani në krye të tabelës.
