Të fundit

Gazeta gjermane “Bild”: Arma turke e shpresës

Gazeta gjermane “Bild” ka lavdëruar mjetet ajrore pa pilot “Bayraktar TB2” (SİHA – dron i armatosur) të cilët janë përdorur në luftën Rusi-Ukrainë.

Në lajmin ku është përdorur titulli “Mbrojtja e Ukrainës, i beson teknologjisë turke. Arma e shpresës Bayraktar”, thuhet se dronët TB2 kanë eliminuar pajisjet ushtarake ruse në tri kontinente, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Bayraktar” ka arritur të shkatërrojë në Siri, Armeni dhe Libi sistemin anti-ajror Pantsir S-1 të prodhuar nga Rusia, thuhet në lajmin në të cilin vihet në dukje se në Ukrainë janë eliminuar shumë pajisje ushtarake ruse.

Efekti i TB2 në rrjedhën e luftës nuk është ende i qartë, theksohet më tej në artikull ku thuhet se “Por, ‘Bayraktar’, u jep shpresë ukrainasve. Ukrainasit madje këndojnë për ‘Bayraktar’ duke u tallur me pushtuesit rusë”.

Më tej në lajm jepen edhe detaje teknike ku vihet në dukje se “Bayraktar” i cili përdoret që nga viti 2015 mund të qëndrojë në fluturim në zonën e operacionit deri në 24 orë, mund të hapë zjarr nga ajri me municion të udhëzuar preciz (mes 2,5 kg dhe 37,5 kg) dhe se mund të shpëtojë nga sistemet kundërajrore falë lartësisë së fluturimit prej më shumë se 7 kilometra.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci