Të fundit

Mësohet data e takimit mes Bidenit dhe Erdoganit

Gazetari amerikan, Steve Herman ka njoftuar se është konfirmuar takimi mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Herman në Twitter tha se takimi do të mbahet nesër.

“Një zyrtar i lartë i SHBA-së konfirmon takimin e së dielës të caktuar Joe Biden dhe Tajip Erdogan”, thuhet në postimin e tij.

Kujtojmë se mediat e huaja, javë më parë kanë shkruajtur se Erdogan e akuzoi SHBA -në për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato.

Madje Erdogan u kishte thënë gazetarëve se kishte arritur të punonte mirë me ish-liderët amerikanë, por jo me Bidenin deri më tani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci