Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se skaudra e tij është skuadra më e dëmtuara në Superligën e Kosovës.
Munishi, në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ka treguar se është i kënaqur dhe është ndjerë krenar, ani pse ka aluduar se ka padrejtësi.
“Disa njerëz mendojnë se jam i pakënaqur, por nuk jam. Unë thjesht e vlerësoj heshtjen në një botë që nuk ndalet kurrë së foluri”.
“21 ndeshje pa humbje dhe vazhdojmë të jemi skuadra më e dëmtuar ne Superligë”, thuhet në postimin e Munishit.
Skuadra e Gjilanit u ndal me barazim në ndeshjen e fundit nga rivali i tyre Drita, ndërsa në renditjen tabelare në Superligë ndodhet në vendin e dytë, me një pikë më pak se lideri, Ballkani.
