Të fundit

Jeta luksoze e liderit çeçen, njeriu besnik i Putinit

Ramzan Kadyrov, që njihet si mbështetës i presidentit Vladimir Putin, me ndihmën e këtij të fundit e udhëheqë Çeçeninë me dorë të hekurt. Kadyrov e trajton Çeçeninë si një çiflig privat njëkohësisht është njeriu më i pasur në Çeçeni dhe besohet se pasuria e tij arrin në 200 milionë dollarë. Ai përshkruhet edhe si i biri i Putinit të cilin presidenti rus nuk e pati asnjëherë.

Besniku i Putinit, Kadyrov, mban një revole të veshur me ar, shfaq koleksionin e tij të orëve prej 1 milionë dollarësh dhe zotëron një stallë kuajsh në Dubai dhe disa të tjerë në mbarë botën. Ai është baba i 12 fëmijëve shkruan DailyMail, transmeton Paparaci.

Ishte afiniteti i tij për garat me kuaj që i dha atij një vend në titujt kryesorë të Australisë në vitin 2009, kur ai fitoi 450,000 dollarë australianë – 600 herë më shumë se paga mesatare vjetore çeçene – pasi kali i tij Mourilyan u rendit i treti në ngjarjen Spring Racing Carnival.

Disa ditë më herët ai u pa me forcat ushtarake të tij i mbathur me çizme “Prada” të cilat kushtojnë 2 mijë e 280 dollarë.

Dy ditë pasi Rusia filloi një pushtim kundër Ukrainës më 24 shkurt, Kadyrov tha se 70,000 luftëtarë çeçenë ishin vendosur për të ndihmuar Putinin

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci