Reuters ka publikuar imazhe të reja satelitore teksa zbuluan dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe ndërtesat në të gjithë qytetin e Mariupolit në jug të Ukrainës.
Forcat ruse kishin rrethuar Mariupolin më shumë se një javë më parë dhe që atëherë e kanë granatuar atë vazhdimisht.
Sot, forcat ruse bombarduan një xhami që kishte strehuar 80 të rritur dhe fëmijë, si dhe shtetas turq, raporton theguardian.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë gjithashtu një tank rus që gjuan në ndërtesa banimi.
Footage of a Russian tank in Mariupol that shows it indiscriminately firing at apartments today.#Ukraine #Russia #Mariupol
pic.twitter.com/ggHbsdtt7w— Intel Rogue (@IntelRogue) March 12, 2022
Të paktën 1,582 civilë janë vrarë në Mariupol. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, Mariupol është ende nën kontrollin e Ukrainës.
Doctors dig mass graves in besieged #Mariupol. 1582 Ukrainians killed in 12 days. Even if they could access graveyards, there wouldn’t be space. #NoFlyZoneOverUkraine pic.twitter.com/yB7JmFvdZ1
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) March 11, 2022
