Të fundit

Kievi e konfirmon: Po negociojmë me rusët përmes videokonferencave

Pas Kremlinit edhe qeveria e Kievit zyrtare ka konfirmuar se kontaktet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase po vazhdojnë përmes videokonferencës.

Qëllimi i këtyre videokonferencave është arritja e një zgjidhje të përbashkët duke ndaluar luftën dhe u ulur në tavolinën e diplomacisë.

“Negociatat me delegacionin rus po vazhdojnë në video, nëngrupet janë krijuar, pozicionet e Ukrainës janë përcaktuar saktësisht nga direktivat e mëparshme,” shpjegoi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, duke pranuar “vështirësinë” me të cilën vazhdojnë këto kontakte.

Bisedimet midis delegacioneve filluan në Bjellorusi më 28 shkurt dhe vazhduan më 3 dhe 7 mars.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci