Skiatori slloven, Timi Zajc realizoi një kërcim spektakolar në garën individuale në Kampionatin Botëror të Kërcimit me Ski në Vickersund të Norvegjisë.
Zajc praktikisht kaloi të gjithë kërcimoren e Vickersundit, me një fluturim spektakolar prej 243.5 metrave.
Madhësia e terrenit të kërcimores së Vickersundit është 240 metra.
As komentuesit nuk e përmbajtën ekzaltimin e tyre pas këtij fluturimi madhështor të Zajc, vetëm 21 vjeçar. Kërcimi i tij është në prej më të jashtëzakonshmëve në vitet e fundit.
Pas katër serive fluturimesh, titullin kampion bote e mori kërcyesi norvegjez Marius Lindvik, ndërsa me të bronzi rekordmeni botëror Stefan Kraft nga Austria.
Kujtojmë, ishte Kraft ai që mbajti rekordin botëror kur u hodh në një lartësi të pabesueshme 253.5 metra në të njëjtin fushë ajrore pesë vjet më parë.
