Të fundit

Zelensky ka një paralajmërim të fuqishëm për trupat ruse

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy gjatë fjalimit të tij të fundit mbrëmë ka kërkuar trupat ruse të dorëhiqen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse i dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, deklaroi i pari i Ukrainës në gjuhën ruse, raporton The Guardian, përcjell Paparaci.

“Ashtu siç nuk jeni trajtuar në ushtrinë tuaj. Dhe në mënyrën se si ushtria juaj nuk i trajton njerëzit tanë”, ka vazhduar më tej Zelensky.

Zelensky, një ditë më parë, ka kërkuar nga NATO që ta mbyllë qiellin ukrainas për avionët e huaj.

I njëjti pritet të mbajë një takim virtual me Kongresin amerikan.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci