Të fundit

Dy doganierët e arrestuar arrijnë në gjykatë

Kanë arritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe dy doganierët, të cilët u arrestuan gjatë ditës së djeshme nga Inspektorati Policor në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Në mesin e 50 të arrestuarve, janë 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë.

Siç raportoi Paparaci, seanca është paraparë të fillojë nga ora 10:00 ndaj të dyshuarve për korrupsion, të cilët të hënën u vënë në pranga në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushi.

Paparaci dje raportoi ekskluzivisht se dy nga 50 të arrestuarit janë  togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci